Gërmimet arkeologjike në shkollën Eftali Koçi kanë nxjerrë në dritë një gamë të gjerë të artifakteve që i përkasin periudhave të ndryshme historike të Epidamnos-Dyrrachionit, duke i sjellë në vëmendje veçanërisht fazat më të hershme të qytetit. Më poshtë mund të lexoni disa përshkrime dhe të shihni disa imazhe që paraqesin një pjesë të këtyre zbulimeve të rëndësishme.
– Amfora si dhe sasi të mëdha kapakësh amforash.
– Oinochoai (një vazo të papërfunduar që daton në periudhën e mesme të vonë Klasike, 420-370 p.e.s., me një paraqitje të silhuetës së një gruaje të ulur)
– Fragmente lekaneje me glazurë të zezë me dekorim në figurë të kuqe, ndoshta importe atike të shekullit të 5-të p.e.s. gjatë periudhës Arkaike dhe Klasike.
– Pjata me glazurë të zezë (me zbukurime të stampuara ose të pazbukuruara) që datojnë në shekullin III p.e.s.
– Tasa të vegjël me glazurë të zezë (miniaturë) të shekullit të III p.e.s.
– “Saucers”- Pjata të vogla, prodhime vendase, disa prej tyre me glazurë të zezë. Në përgjithësi datojnë në mesin e shekullit III para Krishtit
– Skyphoi – ndoshta korintik, me trupa dukshëm më të ngushtë në pjesën e poshtme, që daton në fund të shekullit të IV – mesi i shekullit të III p.e.s.
– Lecythoi miniaturistikë, të ngushtë me grykë të thellë konike dhe trup vezak, që datojnë në fundin e shekullit të 4-të deri në fillim të shekullit të 3-të p.e.s.
– Unguentaria, lotore
– Llamba vaji – fragmente dhe të plota
– Motive gjarpëruese në fragmente të formave të ndryshme duke përfshirë skifos, kantharos etj që datojnë në gjysmën e parë të shekullit të 4-të p.e.s.
– Tulla helenistike dhe romake
– Tjegulla (disa të stampuara nga punishte shtetërore ose private)
– Tullë e periudhës arkaike me motive lulesh të lyera me ngjyrë blu të errët dhe të kuqe
– Figurina terrakote me subjekte njerëz dhe kafshë
– Gurë peshe të tezgjahut
Gjetjet joqeramike përfshinin një sërë objektesh, duke ofruar informacion të vlefshëm për aktivitete të ndryshme. Ato përfshinin bizhuteri (varëse prej kockash dhe rruaza globulare me brum qelqi që i përkasin një gjerdani, byzylykë), aksesorë të tjerë si piskatore bronzi, monedha bronzi, etj.






























Të gjitha imazhet © I Pojani