Varreza Antike


Disa modele të varreve në 3D

Varri 1


Varri 2

Skeleti i varrit 1


Skeleti i varrit 2


Varret 3 dhe 4

Modeli 3D nga Sabian Hasani, Projekti Arkeologjik “Eftali Koçi”


Gërmimet arkeologjike në subjektin ‘Lori’, të kryera në vitin 2007 nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik në Durrës, zbuluan një varrezë të lashtë me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore. Kjo varrezë përmbante 101 varre që i përkisnin tre periudhave të ndryshme: helenistike, romake dhe të Antikitetit të Vonë. Të dhënat arkeologjike nga ky gërmim janë të rëndësishme për të kuptuar më mirë tipologjitë e varrimit dhe ritet e ndryshme që janë zhvilluar në këtë zonë përgjatë shekujve.

Varret ishin të tipologjive të ndryshme, përfshirë urna qeramike, urna në formë arkash guri, varre me tjegulla helenistike, varre në formë arke paralelepipedike me konstruksion tullash, dhe varre me konstruksion tjegullash. Orientimi i varreve ishte kryesisht Veriperëndim-Juglindje. Veçanërisht, varret e periudhës helenistike ofronin inventarin më të pasur arkeologjik, ndërsa ato të periudhës së Antikitetit të Vonë sjellin më pak të dhëna materiale. Inventari i zbuluar përfshin objekte të ndryshme qeramike dhe metalike, duke përfshirë monedha. Së bashku me tipologjinë e ndërtimit të varreve dhe aspekte të tjera rituale, këto te dhëna arkeologjike përcjellin informacion të rëndësishëm mbi një varrezë në zemër të qytetit të Durrësit, fare pranë murit rrethues të tij ne antikitet. Këto gjetje japin një pasqyrë të qartë të zhvillimit të ritualeve dhe kulturës së varrimit në këtë zonë nga shekulli i III p.e.s. deri në shekullin e VI e.s.”


Disa gjetje argeologjike nga gërmimi i varrezës

Planimetri provizore e varrezës

Të gjitha imazhet © Ministria e Kulturës, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik

sqShqip